E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti shqiptar detyron Strasburgun të bllokojë gjyqet për pronat

Gjykata ndërkombëtare u mashtrua me kthimin e 21 milionë dollarëve për kompensim

Avokatura e Shtetit ka dërguar një kërkesë në Gjykatën e Strasburgut me të atë të cilës kërkon pezullimin e gjithë dosjeve të pronave me arsyetimin se shteti shqiptar ka vënë në dispozicion të ish-pronarëve 21 milionë dollarë. Sipas Avokaturës së Shtetit

ish-pronarët do të kompensohen pas plotësimit të procedurave ligjore për plotësimin e dosjeve. Menjëherë pas kësaj faze Gjykata e Strasburgut mund të marrë në shqyrtim pretendimet e ish-pronarëve shqiptarë. Nga ana tjetër shteti shqiptar jo vetëm që nuk ka vënë në dispozicion të ish-pronarëve 21 milionë dollarë por ka shkurtuar fondin që kishte vënë në dispozicion të tyre, i cili në buxhetin e janarit ishte 7 milionë dollarë dhe në atë qershorit është shkurtuar në 4 milionë dollarë. Skema është zbardhur nga kryetari i shoqatës së ish-pronarëve Agim Toro, i cili të ditur dje në një prononcim për gazetën se menjëherë pas ndërhyrjeve në ligjin për pronat dhe në fondin për dëmshpërblim ish-pronarët do ti drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Enjte, 22 Korrik 2010 07:48

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›