E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcohet disi leku kundrejt euros dhe dollarit

Kthimi i emigrantëve për pushime duket se ka dhënë efekte pozitive në Këmbimin e lekut me valutat e tjera.

Pas një periudhe të stabilizuar të tregut kjo javë ka nisur me rënie të vlerës së dy valutave kryesore euro dhe dollar.

Në mesditën e kësaj të merkure në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 135.7 lekë në një kohë që një javë më parë kursi i këmbimit ishte fiksuar në 136.8 lekë. Kjo javë pra ka sjellë një zhvlerësim të euros me rreth 1 lek.

Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qendrore. Nga të dhënat më të fundit nga dita e sotme rezulton që dollari të jetë zhvlerësuar edhe më shumë. 1 USD, këmbehet me 105 lekë në një kohë që një javë më parë këmbehej 107.8 lekë, pra me zhvlerësim prej 2.8 lekësh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›