E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtime Kamioni mbyt nje femije 14 te lenduar

Nje femije rreth moshes tetevjecare ka humbur jeten perderisa 14 persona te tjere jane lenduar gjate nje aksidenti trafiku qe ka ndodhur te premten ne hyrje te Shtimes ne rrugen qe vjen prej Suharekes.

Rasti ka ndodhur rreth ores 1440 kur nje kamion i rende ka humbur kontrollin per shkak te problemeve me frenat dhe ka goditur me shume se 10 vetura. Femija qe ka humbur jeten ishte duke ecur ne trotuar ndersa jane lenduar edhe 14 persona.

Vdekjen e femijes te gjinise mashkullore e ka konfirmuar ekipi mjekesor ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves ne Prishtine nderkaq te lenduarit jane lenduar dhe shumica prej tyre jane leshuar per ne shtepi.

Rreth ores 15 e 20 minuta kane ardhur nje numer i madh i pacienteve te lenduar ne nje aksident komunikacioni. Fatmiresisht shumica prej tyre nuk kane pasur lendime serioze dhe jane lenduar ne shtepi pervec nje femije i cili fatkeqesisht ka ardhur ketu pa shenja jete. Ky ka qene bilanci i ketyre te aksidentuarve. Numri i pergjithshem qe ka ardhur ketu ka qene 14. Kjo eshte e tera ka thene per Kosovapress Ejup Govori mjek kujdestar ne Qendren Emergjente ne QKUK.

Govori ka thene se shumica e personave te lenduar jane liruar pasi qe nuk eshte verejtur ndonje arsye e vecante per ti pranuar ne repartet e QKUK-se per ekzaminim te metejme perderisa nje personi sipas tij ndoshta duhet ti behet ekspertiza mjeko-ligjore per shkak se ka lendime me te medha.

Ismail Fejzullahu drejtor i Policise se trafikut per rajonin e Ferizajt ka bere te ditur kamioni ka vazhduar per 500 metra te godase makinat derisa ka arritur qe te ndalet.

Nje automjet i rende nje kamion ka qene ne qarkullim prej Suharekes per Shtime dhe ne te hyre te Shtimes per shkaqe te panjohura deri me tani sic duket dyshohet se ka mundur te deshtoje sistemi i frenimit. Ne momentin e pare ka goditur nje veture pastaj diku prape pas 200 metrave disa vetura tjera dhe ne fund ka arritur te ndalet diku 500 metra prej fillimit te aksidentit. Nga ky aksident jane te demtuara 16 vetura ne baze te hetimeve te fundit preliminare qe i kemi dhe si pasoje te ketij aksidenti kemi nje femije tete vjecar i cili nga lendimet e marra ka nderruar jete dhe i kemi 13 persona tjere te hospitalizuar 12 prej tyre ne QKUK por sipas informative qe kemi ata jane me vetedije te plote dhe jashte rrezikut per jete ka thene Fejzullahu.

Rruga ka qene e bllokuar deri ne oren 17. Policia ka ndaluar shpferin.

Deshmitaret e ngjarjes rrefejne per kete rast duke thene se kamioni kishte goditur qe nga Spitali i Semureve Mental deri poshte te rruga ne hyrje te Shtimes.

Naser Osmani eshte nje prej te aksidentuarve i cili tregon ngjarjen duke thene pasi eshte goditur nga kamioni i ngarkuar me rere ka vazhduar goditja e makinave tjera me poshte rruges.
Ka qene duke ardhur ai me kamion nga rruga e Carraleves. Ne kemi qene ne qender duke shkuar per Shtime isha me motren dhe nuk di asgje vetem kur kercitur prapa dhe na ka gjuajtur nen nje kamion tjeter dhe ai ka vazhduar duke i goditur rend veturat ne nje shpejtesi qe sta merr mendja ka thene Osmani nga Nerodimja.

Nje tjeter deshmitar i ngjarjes eshte edhe Shqipdon Lushaj i cili punon ne furren prane rruges ku ka ndodhur ngjarja. Lushaj qytetar nga Prizreni tregon per ate qe ka pare me syte e tij derisa kamioni po godiste me rend veturat qe ndodheshin ne rrugen ne hyrje te Shtimes. Isha duke dale nga dera e furres kur e kam pare nje kamion qe ishte me nje peshe te madhe plot zall i ka goditur dy-tri vetura ashtu pastaj ka pasur njerez te lenduar. Une shkova dhe u perpoqa ta hap nje dere te vetures por nuk munda. Kishte njerez qe bertisnin ndihme-ndihme. Kane ardhur edhe disa te tjere dhe i kemi derguar disa me veture ne ambulance pastaj jemi kthyer. Ka pas shume te lenduar ka thene Lushaj.

Ne aksidentin e sotem humbi jeten femija i moshes 8 vjecare nxenes i klases se trete i cili sipas deshmitareve okulare ishte bashke me te emen ne rruge kur eshte goditur rrufeshemn nga kamioni i cili kishte ardhur me shpejtesi tatepjete nga rruga qe vjen nga Suhareka per Shtime raporton KososvaPress.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›