E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO Vendet tarishqyrtojne terheqjennga Kosova

BRUKSEL- Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka kerkuar nga aleatet qe ta rishqyrtojne ritmin e terheqjes se trupave nga Kosova ne menyre qe te sigurohet qe te mbetet force e mjaftueshme per ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

Zoti Rasmussen theksoi se NATO-ja e planifikon zvogelimin e misionit te KFOR-it ne Kosove qe ishte vendosur ne vitin 1999 por reduktimet duhet te behen ne menyre kolektive.

Me lejoni te theksoj se te gjithe partneret brenda KFOR-it aktualisht po e shqyrtojne reduktimin e pranise ushtarake ne Kosove tha Rasmussen mbreme ne Bruksel ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin e Cekise Petr Necas i cili planifikon qe vendi i tij ti zvogeloj trupat ne Kosove.

I kam inkurajuar te gjithe partneret e KFOR-it qe ta rishqyrtojne permasen e reduktimeve te tyre tha Anders Fogh Rasmussen.

Me heret ministri i mbrojtjes i Cekise Aleksandr Vondra i kishte shpallur planet per zvogelimin e kontigjentit te ushtareve ceke ne kuader te KFOR-it prej 330 sa jane aktualisht ne 90 ushtare.

Por vendet qe kontribuojne me trupa ne Kosove vendosen mbreme ne takimin ne Bruksel qe ende nuk ishin krijuar kushtet per reduktime te reja.

Aktualisht misioni i KFOR-it ne Kosove ne fillim te ketij viti ishte reduktuar nga 15 mije ushtare ne 10 mije. Hapi i ardhshem pritet te jete ne 7500 ushtare.
s.g/Europaelire/balkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›