Shtiu me armë, pasi e zemëroi një program televiziv

Në Prekaz të Poshtëm është arrestuar një person mashkull, i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri në ajër, të mërkurën pas darke. Sipas policisë, ky person kishte pasur një mosmarrëveshje rreth një programi televiziv, e mandej ka dalë ne oborr dhe në shenjë revolte ka shtënë me armë zjarri në ajër.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe tre fishekë të kalibrit 8 mm., si dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e policisë, në fund të të cilit thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/