Shtohen azilantet shqiptare

Pas alarmit të Komisionit Europian për rritjen e përqindjes së azilkërkueseve nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, të dhënat publike të Komisariatit të Përgjithshëm belg për Refugjatet dhe Apatridët konfirmojnë këtë rritje.
Ndërsa në 6 muajt e parë të vitit 2011 janë shënuar mesatarisht rreth 25 aplikime në muaj, dy muajt e fundit kanë shënuar një rritje të befasishme të numrit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë.
Në gusht numërohen 50 kërkesa dhe në shtator shënohen 84 të tilla. Nëse vazhdon me këto ritme, një rritje e tillë rrezikon lëvizjen e lirë, sipas mekanizmit monitorues, i cili përmban edhe masa ndëshkuese në rast abuzimi.
Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përmbushin angazhimet e marra për sa i përket rritjes së kërkesave për azil, liberalizimi i vizave mund të vihet në rrezik
Zyra e KE për Cështjet e Brendshme
Zyra e komisioneres Malmstrom ka rikujtuar së fundmi për ndryshimet që i janë bërë rregullores së vizave:
“Në 24 Maj 2011, Komisioni propozoi një klauzolë sigurie që do të lejojë, në kushte të posacme të jashtëzakonshme, rivendosjen e përkohshme të vizave për qytetarët e vendeve të treta që përfitojnë nga heqja e vizave me BE-në. Një mekanizëm i tillë i jep BE-së një mjet, për t'u përdorur vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, për mënjanimin e çdo pasoje të mundshme serioze negative nga liberalizimi i vizave, dhe në veçanti mbërritjes në Bashkimin Europian të një numri të madh të emigrantëve të parregullt ose azil-kërkuesish, pretendimet e të cilëve nuk janë të bazuara”, ka thënë Zyra e KE.
Nga dita e ngritjes së alarmit deri në marrjen e një vendimi për rikthimin e përkohshëm të vizave, ka një mori raportesh, analizash e procedurash të komplikuara që do të kërkonin disa muaj.
Problemi që lind është mungesa e mjeteve për ta parandaluar një fenomen të tillë, sic ka ndodhur dhe në rastin e Serbisë e Maqedonisë.
Por, ndërsa shifrat e këtyre dy vendeve janë më të larta në numër kërkesash se ato të shtetasve shqiptarë, përqindja e tyre rezulton në rënie, ndërsa për Shqipërinë në rritje që prej gushtit.
Kjo reflektohet në listën e 10 vendeve me më shumë kërkesa për azil në Belgjikë, gjatë muajit shtator, ku nuk figuron më Maqedonia por Shqipëria, e renditur pas Kosovës, Serbisë dhe Bosnjes.
Praktika e vendeve të tjera të rajonit me ndëshkime si heqja e pasaportave, gjoba e deri në masa më të rrepta, nuk ka rezultuar shumë efikase përderisa numri i azilkërkueseve nga Serbia dhe Maqedonia vazhdon të mbetet i lartë, edhe pse përqindja shënon rënie.
Pjesa dërrmuese e tyre kërkojnë azil për arsye ekonomike. Një e drejtë kjo që nuk garantohet Konventa e Gjenevës.
Sipas shifrave publike të Komisariatit të Përgjithshëm Belg, vetëm 1% e aplikimeve nga personat që vijnë nga vendet e rajonit fitojnë të drejtën për azil. 99% e tyre marrin një përgjigje negative e më pas riatdhesohen sipas marrëveshjeve në fuqi.
Regjimi pa viza rrezikohet me pezullim të përkohshëm nëse tendenca e numrit të kërkesave për azil do të jetë në rritje, sic e theksoi dhe Malmstrom në letrën e 20 shtatorit dërguar ministrave të Brendshëm të rajonit.
“Duhet të jetë e qartë se nëse disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përmbushin angazhimet e marra dhe nuk adresojnë shpejt e sic duhet shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së për sa i përket numrit në rritje të kërkesave për azil të pabazuara, arritjet e liberalizimit të vizave mund të vihen në rrezik”, ka deklaruar Zyra e KE-së.
Pas informacioneve të kërkuara nga TCH, Zyra e të Huajve në Bruksel tregon se vetëm në javën e parë të muajit tetor janë regjistruar 40 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë.
Përgatiti: Arta Tozaj
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Të vërtetat e Withers përballë pushtetit të gënjeshtrës
Andrea Stefani - Nga përtej Atlantikut, i çliruar nga etika dhe ndrydhjet e arsyeshme që dikton diplomacia, John Withers, ish-ambasador i SHBA në Tiranë, ka folur publikisht për disa të vërteta që, deri në momentet e publikimeve nga “Wikileaks”, kishin mbetur të mbyllura në kabllograme të rezervuara. Idrizi: Greqia po ndërhyn në census
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi denoncoi përpjekjet e qarqeve greke që sipas tij po ndërhyjnë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Topalli pret homologun kuvajtian
Gjatë një takimi me homologun e saj kuvajtian, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka deklaruar se, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve janë një inkurajim real në përkthimin e këtyre raporteve të shkëlqyera politike dhe diplomatike, në fusha të caktuara me një interes të veçantë. Top Story, letra e Withers. “Kabllogramët nuk gënjejnë”
Një ditë pas publikimit të letrës së ish-Ambasadorit Amerikan në Tiranë, John Withers, ish-ambasadorë dhe opinionistë të medias komentuan qëndrimin e tij dhe shtetit që ai përfaqëson në “Top Story”, emisionin e drejtuar nga Sokol Balla. “NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Gjatë Ministerialit të Mbrojtjes, që u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel, Ministri Arben Imami u pyet mbi kritikat e qershorit nga Komanda e Transformimit të Aleancës mbi vendin e sapoantarësuar.
Lajmet kryesore
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Varrimi i Ramiz Alisë
Shkrirja e Azotikut, nisin hetimet
Zbrazen varrezat e makinave