E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen bizneset e reja në vend/ QKB: Në maj nisën aktivitetin 1604 biznese të reja

Mbi 1600 biznese të reja kanë nisur aktivitetin në maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Bizneseve gjatë muajit Maj regjistrimet e  reja janë mbështetur kryesisht nga bizneset që kanë nisur aktivitetin në Tiranë, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik pas saj renditen Vlora dhe Durrësi.

Sektorët me aktivitetin më të lartë kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, , akomodimi dhe shërbimi ushqimor ndjekur nga shërbimet administrative e mbështetëse. Aktivitet të konsiderueshëm kanë shfaqur gjithashtu ndërtimi, informacioni dhe magazinimi, si edhe pasuritë e paluajtshme.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar 14 mijë e 897 aplikime online gjatë muajit maj, ndërsa shërbimet më të përdorura kanë qenë ato që lidhen me regjistrimin tregtar.

Po ashtu, Qendra Kombëtare e Biznesit ka lëshuar 101 licenca të reja dhe 17 leje për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme ekonomike.

Sipas të dhënave të publikuara, 12 mijë e 916 aplikime janë kryer në Regjistrin Tregtar, duke përbërë pjesën dërrmuese të totalit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›