Shtohen incidentet me dronë në Det të Zi, sulmohen me dronë dy anije ne zonën ekonomike të Bullgarisë

Dy anije janë goditur nga dronë në zonën ekskluzive ekonomike (EEZ) të Bullgarisë në Detin e Zi, njoftoi të martën zyra e presidentes bullgare, Iliana Iotova. Zyra presidenciale konfirmoi incidentin, por nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me llojin e anijeve, dëmet e shkaktuara apo autorët e sulmit.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë detare strategjike, në një kohë kur aktiviteti ushtarak dhe incidentet me dronë në Detin e Zi janë shtuar.