E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi homazhe per drejtuesen e Rruges se Paqes Merita Agalliu

Kreu i shtetit Bamir Topi mori pjese sot ne homazhet per themeluesen dhe drejtuesen se Qendres Rruga e Paqes Shqiperi-Kosove-Maqedoni Merita Agalliu Profka.
Agalliu humbi jeten dy dite me pare ne menyre tragjike. Ajo u vra nga bashkeshorti i saj ne nje moment depresioni i cili me pas qelloi dhe veten.
Topi mori pjese se bashku me Zonjen e Pare Teuta Topi Sekretarin e Pergjithshem te Presidences Aleksander Flloko dhe Drejtorin e Kabinetit Dashamir Xhaxhiu.
Kreu i shtetit ngushelloi familjen ne homazhet e zhvilluara ne Qendren Kulturore te Forcave te Armatosura ne Tirane.
Se bashku me Zonjen e Pare Presidenti vendosi nje kurore me lule dhe u shprehu ngushellimet djemve te afermve dhe bashkepunetoreve te njeres prej figurave te spikatura te bamiresise shqiptare e cila me perkushtim dhe altruizem themeloi dhe drejtoi per vite me radhe Qendren Rruga e Paqes.
Kjo Qender dege e Unionit te Paqes ne Bote te Prof. Xhanfranko Kostes ka bere vepra te ndryshme bamiresie nen frymezimin dhe mesazhin e Nene Terezes dhe ka realizuar projekte te rendesishme humanitare.
Projekti i fundit ne te cilin e Agalliu ishte Rruga e Mijevjecarit per Paqen nje nisme e Presidentit te Republikes per ndertimin e nje rruge ne Liqenin Artificial me pllaka te dhuruar nga presidentet e gjithe botes ne nderim te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes dhe shenjterimit te saj ne tetor 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›