E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen të maskuarit te Chelsea

Lista e lojtarëve të Chelseat që do të bartin maska në kokë, është duke u rritur. David Luiz do të jetë lojtari i radhës që do të bartë maskë në fytyrë. Luiz e ka thyer hundën në ndeshjes mes Brazilit dhe Meksikës dhe do të futet në operacion.

"Po, unë e kam thyer hundën. Më duhet intervenim kirurgjik dhe më pas më duhet të rikthehem me maskë në fytyrë" deklaroi Luiz.

Demba Ba dhe Fernando Torres ishin lojtarët e fundit që bartin maska në fytyrë për shkak të lëndimeve, ndërsa Peter Cech vazhdon të ketë "helmetën" e tij që një kohë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›