Spanja rekord edhe në bastore

Përfaqësuesja e Spanjës ka regjistruar një rekord në bastoret e famshme botërore. Favorizimi i bastoreve në fitoren e Spanjës ndaj Tahitit nuk është parë asnjëherë në Kupën e Konfedetarave dhe në takimet mes përfaqësueseve në vitet e fundit.
Për të fituar Spanja ndeshjen me Tahitin kuota është 1.01, barazimi është 45 ndërsa fitorja e Tahitit 101. Të futën 7 gola në këtë ndeshje, kuota është 1.6, gjë e cila nuk është parë që një kohë në gara të tillë.
Spanja mbetet përfaqësuesja më e mirë në botë aktualisht ndërsa Tahiti është njëra ndër përfaqësueset më të dobta në botë./Indeksonline/