BDI vendos, por hesht për interpelancën

BDI ka vendosur se nuk do të shpalosë qëndrimin e saj në lidhje me interpelancën.Kryesia e kësaj partie thekson se lidhur me qëndimet e saj për interpelancën nuk do të shpalos asnjë qëndrim para ditës së premte.
BDI lidhur me seancën e interpelancës do të ndermarrë disa skenarë. Mësohet se BDI do të votojë për shpërbërjen e Qeverisë në rast se VMRO-DPMNE do të veprojë në të njejtën mënyrë, ndërsa është paraparë edhe qëndrimi tjetër që të mos votohet për shpërbërjen e Qeverisë, për shkak se propozimi është dhënë nga partia opozitare LSDM.
Një nga opsionet e mundshme është që të mbijetojë koalicioni para raportit të progresit të Komisionit Evropian dhe të mbijetojë deri në fund të këtij viti.