E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet urgjenca per trajtimin e borxheve dhe reduktimin e deficitit nderkohe qe tregjet pesojne renie

Presidenti foli nderkohe qe tregjet amerikane perballeshin me humbje te theksuara pas renies prej 5 perqindesh te premten e kaluar dhe pas humbjeve te se henes ne tegjet kryesore te Evropes dhe Azise.

Duke folur nderkohe qe Dow Jones pesoi humbje prej 4.5 perqindesh zoti Obama foli rreth uljes se klasifikimit te premten te vleres se kreditimit pe vendin nga agjencia e vleresimit Standard amp Poors. Ai tha se kjo ndodhi me shume si rezultat i dyshimeve ndaj aftesive te sistemit politik amerikan per te vepruar pas disa javesh debatesh politike sesa nga aftesite e Shteteve te Bashkuara per te paguar borxhet e saj.

Duke thene se investitoret globale vazhdojne te besojne se klasifikimi i kreditimit amerikan eshte ne nivelin me te larte zoti Obama shtoi se ulja e klasifikimit thekson nevojen per te vazhduar rregullimin e sistemit fiskal amerikan.

Fakti eshte se nuk kishim nevoje per nje agjenci vleresimit te na tregonte se ne kemi nevoje per te trajtim te balancuar dhe afatgjate per reduktimin e deficitit. Kjo situate ka qene javen e kaluar vitin e kaluar dhe diten qe une erdha ne Shtepine e Bardhe.

Zoti Obama tha se ishte e qarte se debati i stergjatur mbi rritjen e kufirit te huamarrjes ku kercenimi i falimentimin u perdor si mjet negocimi mund te demtoje ekonomine amerikane dhe globale.

Zoti Obama tha se shkurtimet e shpenzimeve te brendeshme dhe te mbrojtjes ne kompomisin e fundit per huamarrjen duhet te ndiqen nga reforma te meteshme taksimi dhe rregullime modeste te programeve si Medicare per te cilen tha se jane te mundshme pa hapa radikale.

Amerikanet jane te shqetesuar rreth se ardhmes se tyre tha presidenti Obama por prova eshte se si Amerika reagon ndaj sfidave ekonomike.

Se si reagojme ndaj ketyre provave varet teresisht nga ne. Tregjet do te shtohen dhe bien por ne po flasim per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pavaresisht se cfare mund te thote nje agjenci ne kemi qene dhe gjithmone do te jemi nje vend me vlerimin me te larte.

Standard amp Poors mbrojne uljen e klasifikimit per Shtetet e Bashkuara duke thene se eshte ne linje me nivelet e borxheve amerikane dhe pamundesise se Kongresit dhe presidentit qe te arrijne nje konsensus politik.

Presidenti Obama tha se shpreson se zhvelresimi i Standard amp Poors do te ndikoje ne shtimin e urgjences per komisionin dypalesh ende te paformuar ne kongres per te arritur kompromis. Komisioni ne fjale pritet te ofroje rekomandimet e tij deri ne nentor per nje reduktim shpenzimesh prej 1.5 trilion dollaresh pertej 900 billion dollaresh ne shkurtimet paraprake. Nese nuk arrihet marreveshje shkurtimet automatike do te futen ne fuqi. Zoti Obama ka thene se se shpejti do te paraqese propozime per komisionin per te shqyrtuar fazen e ardheshme te marreveshjes se borxhit dhe shkurtimit te deficitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›