E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregjet aziatike reagojne negativisht ndaj vendimit te SP

Tregjet boterore reaguan negativisht sot ndaj vendimt te Standard amp Poors per te ulur klasifikimin e Shteteve te Bashkura per ripagimin e borxheve.

Indekset kryesore ne Tokjo Hong Kong Seul dhe Sidenej rane nga nje deri ne tre perqind. Edhe kontratat e ardhshme ishin te ulta para hapjes se Wall Street-it.

Tregjet ne Lindjen e Mesme u mbyllen shume ulet dje perfshire renin 7 perqind te burses se Tel Avivit.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gaitner tha se SampP mori nje vendim teper te gabuar me uljen e klasifikimit te Shteteve te Bashkuara nga tri A ne dy A plus. Zoti Gaitner i kanalit televiziv CNBC se SampP tregoi se ka mungese te theksuar njohurish lidhur me arithmetiken e buxhetit federal.

Drejtori menaxhues i agjencise qe vlereson nivelin e kreditimit Standard and Poors thote se shanset qe klasifikimi i nivelit te kredise amerikane te bjere edhe me tej gjate gjashte muajve deri ne dy vjetet e ardhshem eshte nje ne tre.

Xhon embers tha sot se nje ulje e metejshme do te ndodhe ne se pozicioni fiskal i Shteteve te Bashkuara do te perkeqesohej ose nese debatet politike kthehen ne ngerc.

Ai tha se niveli i kreditimit qe agjencia e uli nga AAA ne AA- ka te ngjare te mos permiresohet derisa te stabilizohet borxhi kombetar dhe Uashingtoni te jete ne gjendje te arrije me shume konsensus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›