E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë problem”/ Si parashikohet moti gjatë fundjavës. Qarqet më të rrezikuara

Sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Berat, ndërsa në qarkun Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, njofton Instituti i Gjeoshkencave

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata ndërsa në zonat malore në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

TEMPERATURA

Nesër (e shtunë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore:  3 / 11 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt. 07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në zonat malore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›