E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtimi i jeteses

Jeta e çdo shqiptari  nga viti 2005 e deri më sot është varfëruar ndjeshëm. Partia Socialiste përmes deputetit të saj Ilir Beqja ka hedhur poshtë deklaratën e fundit të Ministrisë së Finanancave se çmimet e shportës janë rritur vetëm 21 përqind gjatë tetë viteve të fundit.

Sipas zotit Beqja çmimi i bukës, orizit, sheqeri, miellit, vajit është rritur nga viti 2005 deri në 2013 me 60 deri në 80 përqind.

“Ministria e Financave pretendon se një kilogram ushqim i shportës është shtrenjtuar me 21 përqind që nga viti 2005. 20 kë/orë energji elektrike, në vitin 2005 ishte 50 lekë, nmë 2013 është 90 lekë, prandaj faturat e energjisë elektrike janë 80 përqind më të shtrenjta, edhe uji është 2 herë më i shtrenjtë se në vitin 2005. Pra rritjet 60, 75, 80 apo 100 përqind, kjo është ajo cfarë ju qytetarë paguani cdo ditë. Cfarëdo propagandë, për rritje pagash, qoftë për rritje të fuqisë blerëse, kundërshtohet nga të vetë të dhënat e qeverisë”, deklaron Ilir Beqja, Sekretar për Programin Politik i Partisë Socialiste.

Por ndërsa çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar një rritje të ndjeshme, çka ka çuar që një familje të shpenzojë më shumë për të njëjtën sasi ushqimesh ose të heqë dorë nga blerja e shumë produkteve të rëndësishme për shëndetin e tyre duke çuar në  kequshqyrje.

Beqja ka theksuar se edhe  tregtia e  produkteve me pakicë në gjithë vendin ka pësuar ulje vitet e fundit. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›