Shtrenjtohen edhe produktet bujqesore

Nese para 2 javesh me 100 lek mund te blije edhe 3 kg domate apo kastraveca sot cmimi i tyre shkonte deri ne 70-80 lek per kilogram.
Po keshtu rritje cmimi ka pasur edhe per produktet qepe patellxhan speca rritje qe ka variuar nga 10-30 lek per kilogram.
Sipas shoqates se tregtareve thuajse 90 e tregut furnizohet me prodhime bujqesore te vendit dhe jane fermeret ata qe shkaktojne dhe rritjen me te madhe per cmimet e produkteve.
Fermeri shqiptar duhet te perballoje vete te gjitha kostot e prodhimit duke marre nje rimbursim minimal apo ne rastin me te keq te mos i subvencionohet asgje nga shteti dhe kjo e detyron ate te shese produktin me cmime te larta.
Por duket se nje rritje e lehte ditore e cmimit vjen edhe nga tregtaret e vegjel te cilet rrisin cmimin e produktit duke u munduar te perballojne humbjet qe do te kene ne ditet me pas nga firot qe peson malli.
Fundi i sezonit te prodhimeve vendase ka sjelle gjithashtu rritje cmimesh pasi sipas tregtareve produktet e vendit jane me pakice dhe keto po zevendesohen nga mallrat e importit.
Rritja e cmimeve u komentua edhe nga deputeti socialist Ervin Bushati i cili tha se e gjithe kjo situate eshte produkt i monopolit qeveritar ne ekonomi.