Shtrirja e EULEX, Prishtina publikon dokumentin

Prishtina zyrtare ka dale me nje dokument kater-pikesh per vendosjen e misionit te EULEX ne territorin e Kosoves.
Pas nje takimi qe zgjati tre ore mes presidentit Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaci dhe nensekretarit amerikan te shtetit, Daniel Frid, kreu kosovar publikoi per mediat dokumentin, qe konsiderohet si nje kunderpergjigje ndaj propozimit te sekretarit te OKB-se, Ban ki Moon.
"Jemi per vendosjen sa me te shpejte të EULEX-it ne Kosovës sipas ligjeve tona dhe dokumentit Ahtisari. Refuzojme ne teresi dokumentin 6-pikesh te Ban ki Moon; institicionet do te bashkepunojne ngushte me EULEX ne baze te ligjeve te Kosoves dhe do te kete bashkepunim i ngushte me SHBA-te, BE-ne dhe NATO-n", u shpreh Sejdiu.
Mesohet se ne takimin e sotem ishte i pransiehm edhe perfaqesuesi special i BE-se, Peter Feith.