E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhuesit e makinave kerkojne 25 milione dollare

Kreret e tre emrave me te njohura te prodhimit te makinave ne SHBA, kane kerkuar 25 milione dollare ndihme nga shteti, per t’i shpetuar falimentimit.

Prodhuesit e Chrysler, Ford dhe General Motors, ne nje seance ne senat pranuan se jane pjeserisht pergjegjes per gjendjen e krijuar. “Pa nje plan shpetimi, rrezikojme kolapsin ne dhe ekonomia amerikane”, paralajmeruan drejtuesit.

Kryetari i Komisionit per Ceshtjet Bankare ne Senat, demokrati Christopher Dodd, tha se tri kompanite qe punesojne qindra mije vete, nuk u ishin pershtatur ndryshimeve te tregut.

Republikanet nuk e kane mbeshtetur planin e shpetimit per prodhuesit e makinave, por General Motors njoftoi se mund te kene nevoje per para brenda disa javesh dhe se nuk mund te presin deri ne marrjen e pushtetit nga Obama, i cili ka premtuar se do ta ndihmoje kete industri.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›