Shtrohet ne spital Mbreteresha e Britanise se Madhe
Mbretëresha e Britanisë së Madhe është shtruar në spital, për t’u kuruar nga simptomat e gastroenteritit. Lajmi bëhet publik nga Buckingham Palace.
Monarkja 86 vjeçare u dërgua në spitalin “King Edëard VII” në Londër.
Të gjitha angazhimet e kësaj javë, përfshi edhe udhëtimin e saj në Romë, do të shtyhen ose anulohen fare.
Kryeministri britanik David Kameron i ka uruar mbretëreshës urim sa më të shpejtë.
Siç bën të ditur zëdhënësi i familjes mbretërore, sovrania nuk do të presë vizita për të qëndruar e qetë në spital.
Mbretëresha u dërgua me makinë private në spital gjatë së dielës, gjithsesi burime nga pallati mbretëror thonë se ajo është “në gjendje të mirë”.
Mbretëresha pritet të qëndrojë në spital për kurim për rreth 2 ditë. Herën e fundit që Mbretëresha është shtruar në spital ka qenë 10 vite më parë, për shkak të një operacioni të lehtë në gju.
Bëhet e ditur gjithashtu se jashtë spitalit të Londrës ka një prezencë të vogël policie, teksa janë mbledhur gjithashtu edhe pjesëtarë të shtypit ndërkombëtar pranë hyrjes.