Regjisori italian Gianni Amelio gati per filmin e ri ne Shqiperi

Ju kujtohet finalja e “Amerikës”? Portretet në anije që pikturojnë durimin, urinë dhe copat e iluzionit për Italinë?
Shqipëria e nëntëdhjetës sipas Gianni Amelios.
Regjisori i kthehet një projekti filmik që zhvillohet midis Italisë dhe Shqipërisë, Milanos, Bulqizës dhe Tiranës.
Pirro Milkani, bashkëpunëtor i hershëm i Amelios, aktor tek “Amerika”, është pranë projektit të ri për të cilin thotë se është një histori e sotme që i ballafaqon të dy vendet, njërin në krizën sociale, tjetrin me tranziconin që me zor po del nga skena. Protagonisti i filmit, një njeri që noton në këto rryma duhet të jetë vërtetë i pamposhtur. Tani për tani kështu quhet projekti:
Amelio ka vizituar në fundjavë vendet e xhirimit, Bulqizën me minierën e saj emblematike. Personazhi i Antonios lëviz sa në errësirën e saj në luginat e gjelbra të provincës për t’u hedhur bashkë me të birin në ngjarjet e metropolit dhe zhurmën dhe politikën e madhe.
Xhirimet fillojnë në qershor. Milkani me shtëpinë e tij filmike Bunker Film është mbështetësi teknik në këtë projekt që prodhohet Televizioni Italian. Me Rai-n e ka filluar Gianni Amelio karrierën e tij. “Fundi i lojës” është një për televizion ku ai trajton një temë që e parapëlqen konfliktin midis brezave, që mendohet ta ketë edhe projekti i tij i ri “I pamposhturi”. Me filmat “Dyer të hapura” kandidat për Oscar, “Hajduti i fëmijëve” Palmë e Artë në Kanë, Amelio fiton një publik ndërkombëtar. Si dhe me “Amerikën” një vepër dinjitoze që shqiptarët e elitës së kohës e akuzonin për të kundërtën, shkelje të dinjitetit shqiptar: