Shtyhen bisedimet per zyrtarizimin e koalicionit PDK-LDK
Partite politike PDK dhe LDK ne Kosove nuk kane arritur as diten e djeshme te zyrtarizojne koalicionin qeverises. Perfaqesuesi i LDK-se, Fatmir Sejdiu, pas takimit te zhvilluar me perfaqesuesit e partise fituese te zgjedhjeve, eshte shprehur se ende jane duke vazhduar bisedimet me PDK-ne te cilat i ka cilesuar si te domosdoshme per secilin subjekt politik sepse ne kete proces eshte e nevojshme te behen analizat e brendshme. Presidenti Sejdiu nuk ka dhene asnje arsye tjeter per shtyrjen e ketij vendimi dhe eshte shprehur se zyrtarizimi pritet te behet se shpejti. Nderkohe, zyrtaret e PDK-se nuk kane bere te ditur nese do te behet ose jo zyrtar koalicioni i shumepritur mes LDK-se dhe PDK-se.
Moska: NATO-ja dhe BE-ja po pervetesojne kompetencat e OKB-se
PRAGE - Rusia vazhdon te akuzoje vendet qe jane pro pavaresise se Kosoves. Sergei Jastrezhembski, i derguari i presidentit rus per Bashkimin Europian, ka akuzuar NATO-n dhe Bashkimin Europian se rasti i Kosoves po u sherben ketyre vendeve te pervetesojne kompetencat e Kombeve te Bashkuara.