Shtyhen festimet Berisha Aksidenti teper i rende

Aksidenti shtyhen per 48 ore veprimtarite festive. Ceremonia mortore qeveria paguan shpenzimet
Aksidenti i rende rrugor i ndodhur ne aksin Fier - Ballsh e ka detyruar qeverine qe te nderprese te gjitha veprimtarite festive te parashikuara per festimin e vendimit per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Kryeministri Sali Berisha ne nje prononcim per mediat qe ne oret e mengjesit te dites se djeshme njoftoi se qeveria nderpret per harkun kohor te 48 oreve te gjitha festimet e planifikuara per vizat ne nderim te viktimave dhe te lenduarve te aksidentit fatal i cili mori plot 9 jete njerezish dhe lendoi 41 te tjere. Kryeministri i Republikes se Shqiperise shprehu ngushellimet dhe solidaritetin ndaj familjeve te viktimave te aksidentit automobilistik qe ndodhi mbremjen e se henesne afersi te Ballshit. Berisha beri te ditur se qeveria ka marre te gjitha masat per tu dhene ndihmen e nevojshme personave te plagosur si dhe ka marre persiper te gjitha shpenzimet per organizimin e ceremonive mortore per 9 personat qe nderruan jete.
Qeveria merr persiper shpenzimet e varrimit te viktimave te ketij aksidenti. Protokolli i Shtetit do te planifikoje ngushellimet nga zyrtaret e larte ne familjet e viktimave - tha Kryeministri.
Gjithashtu Kryeministri Berisha njoftoi anulimin e koncertit festiv me rastin e liberalizimit te vizave i cili ishte parashikuar te mbahej sot pasdite. Ky koncert eshte shtyre per diten e premte.
Lidhur me gjendjen shendetesore te te plagosurve Berisha tha Nje person eshte derguar ne spitalin e Janines ne gjendje kritike per jeten nderkohe qe te tjeret jane shtruar ne spitalet e Gjirokastres Fierit Ballshit dhe Tiranes. Kryeministri Berisha lajmeroi se koncerti i madh festiv i parashikuar per heqjen e vizave do te zhvillohet pasditen e se premtes ne sheshin Nene Tereza.
Berisha viziton te plagosurit ne spitalin e Fierit
Kryeministri Berisha ishte dje pasdite ne spitalin rajonal te qytetit te Fierit ku vizitoi te plagosurit ne aksidentin tragjik te nje autobusi te linjes Tirane - Athine ne aksin rrugor Ballsh - Tepelene. Kryeministri Berisha i shoqeruar nga ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili dhe drejtoresha e spitalit znj. Donika Alushani u ndal ne dhomat ku jane shtruar e po kurohen te plagosurit dhe u interesua personalisht per gjendjen e tyre shendetesore. Kryeministri siguroi familjet e te lenduarve dhe vete te lenduarit se qeveria eshte e vendosur te marre cdo mase per tu dhene atyre te gjithe ndihmen e nevojshme per sherim te plote. Me pas Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim te vecante me stafin mjekesor te ketij spitali te cilet i falenderoi per profesionalizmin dhe angazhimin e tyre ne nje kohe rekord per shpetimin e te lenduarve nga ky aksident. Dua tu uroj te plagosurve sherim te shpejte dhe te plote. Ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare u shpreh ngushellimet me te thella familjeve te viktimave. Gjithashtu falenderoj perzemersisht te gjitheata qe mbreme deri pas mesnate me perkushtim te madh u angazhuan per shpetimin dhe nxjerrjen e te lenduarve dhe trupave te viktimave nga vendi i aksidentit. Shpreh falenderimin tim edhe per personelin mjekesor te spitalit te Tepelenes Gjirokastres Fierit Lushnjes Vlores dhe Spitalit Ushtarakte cilet ishin ne nje kohe rekord ne krye te detyresdhe te gatshem per te dhene cdo ndihme. Dua te siguroj familjet e te lenduarve dhe vete te lenduarit se qeveria eshte e vendosur te marre cdo mase per tu dhene atyre te gjithe ndihmen e nevojshme per sherim te plote - deklaroi z. Berisha.
Topalli Humbja dhimbje per te gjithe shqiptaret
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e konsideroi dje humbjen e jeteve ne aksidentit e Fratarit si nje dhimbje per te gjithe shqiptaret. Ajo shprehu ngushellimet dhe solidaritetin ne dhimbjen e familjeve te viktimave te aksidentit tragjik ne aksin rrugor Fier - Tepelene ku humben jeten 9 vete dhe u plagosen 40 te tjere. Permes nje mesazhi Kryeparlamentarja Topalli shprehu dhimbjen se lajmi per aksidentin ne rrugen Ballsh - Tepelene i ka tronditur te gjithe. Humbja e jetes se pasagjereve ka shkaktuar dhimbje per te gjithe shqiptaret - theksoi zonja Topalli. Ajo u shprehu ne emer te Kuvendit te Shqiperise ngushellimet me te sinqerta familjeve qe kane humbur te dashurit e tyre si dhe u uroi te plagosurve sherim sa me te shpejte.
Topi Solidaritet dhe gatishmeri institucionale
Presidenti Bamir Topi u shprehu dje nepermjet nje mesazhi ngushellimet familjareve te viktimave qe humben jeten si pasoje e aksidentit tragjik te nje autobusi te linjes Tirane - Athine ne aksin rrugor Fier - Tepelene. Zyra per shtyp e Presidentit ben te ditur se Presidenti i Republikes Bamir Topi nepermjet nje mesazhi u shprehu ngushellimet me te sinqerta dhe solidaritetin familjareve te viktimave. Topi thekson se ne keto momente te dhimbjes te thelle njerezore per humbjen e njerezve te tyre me te afert e me te dashur eshte teper e veshtire te gjenden fjalet ngushelluese per te qetesuar zemrat e tyre nga hidherimi i kesaj tragjedie. Me lejoni qe ne keto caste teper te veshtira te gjendem shpirterisht prane jush duke ju shprehur solidaritetin njerezor dhe gatishmerine institucionale per te qene plotesisht ne mbeshtetje te nevojave tuaja me imediate Lajmi per kete aksident fatal qe shkaktoi ndarjen tragjike e te parakohshme nga jeta te familjareve tuaj sjell hidherim ne cdo familje shqiptare dhe si qytetare ne ndajme me ju pikellimin dhe shprehim lutjen qe shpirti i tyre te prehet ne paqe - citon mesazhi i Presidentit.
PS ngushellime familjareve te viktimave
Partia Socialiste shprehu dje ngushellimet per familjaret e viktimave te aksidentit tragjik ku humben jeten 9 persona e u plagosen dhjetera te tjere. Permes nje mesazhi ngushellues selia roze shpreh hidherim per ngjarjen e rende qe tronditi shqiptaret mbremjen e se henes.
Partia Socialiste e Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe hidherimin me te thelle per aksidentin e mbremshem tragjik ku humben jeten 9 bashkeqytetare shqiptare. Kjo eshte nje humbje qe ka tronditur rende te gjithe shqiptaret. Mendjet dhe zemrat tona shkojne per te gjithe familjaret e viktimave si dhe per te gjithe burrat grate e femijet qe ende ne keto caste po luftojne me jeten dhe plaget e shkaktuara nga kjo tragjedi e rende - perfundon mesazhi i Partise Socialiste.
LSI dhuron gjak per te plagosurit
Ne emer te LSI-se sekretari i Pergjithshem Luan Rama shprehu dje ngushellimet me thella per familjet e viktimave te aksidentit tragjik ne aksin rrugor midis Ballshit dhe Tepelenes. Kjo parti ofron gjithe solidaritetin e nevojshem njerezor me familjet e viktimave me te gjitha ata qe jane lenduar nga kjo ngjarje duke theksuar ne kete rast edhe nje here domosdoshmerine dhe rendesine e vecante qe merr te te gjitha organet shteterore zbatimi me rigorozitet i Kodit Rrugor te Republikes se Shqiperise dhe natyrisht moslejimi apo me sakte rreptesia ne zbatimin e te gjitha kerkesave te tij. Luan Rama njoftoi se anetaret veprimtaret e simpatizantet e Levizjes Socialiste per Integrim ne qarkun e Fierit ne te tria rrethet qe perbejne kete qark pra ne Ballsh Fier dhe Lushnje kane ofruar gatishmerine per te kontribuar duke dhuruar gjak ne ndihme te te gjithe te plagosurve ne ndihme te te gjithe atyre qe kane nevoje duke e konsideruar kete jo vetem nje akt apo nje gjest human por nje veprim te domosdoshem solidariteti dhe me shume se kaq afersi fizike dhe shpirterore me te gjithe ata qe jane lenduar.
PDU Mbeshtetje per familjaret e viktimave
Per PDU-ne ngjarja tragjike e ndodhur mbremjen e henes ne rrugen kombetare Ballsh - Tepelene ka shkaktuar pikellimin jo vetem te atyre qe kane humbur njerezit e tyre te shtrenjte por te gjithe shqiptareve. Permes nje deklarate per shtyp Partia Drejtesi dhe Unitet ben te ditur se ndan dhimbjen e familjareve te viktimave dhe te mbare kombit ne kete dite te veshtire per gjithe vendin. PDU deshiron te shprehe solidaritetin dhe mbeshtetjen e saj mbi te gjitha nevojat qe kane familjaret e viktimave dhe te plagosurit. Deshirojme gjithashtu te falenderojme mjeket punonjesit e nderhyrjes se shpejte dhe te gjithe ata qe renden te ndihmonin te mbijetuarit e kesaj tragjedie duke sfiduar vetveten per te shpetuar bashkatdhetaret tane. Ne keto caste te veshtira te gjithe lutemi qe shpirtrat e viktimave te prehen ne paqe dhe te plagosurit te sherohen sa me shpejt - thuhet ne deklaraten per shtyp te PDU-se.