E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi KE cakton axhenden e Shqiperise

Komisioni Evropian percakton nje axhende te qarte me veprime dhe reforma qe duhen permbushur ne menyre qe Shqiperia te pretendoje marrjen e statusit kandidat vitin e ardhshem. Konkretisht kerkohet qe te garantohet funksionimi i parlamentit mbi bazat e nje dialogu konstruktiv mes te gjitha partive politike. Miratimi i ligjeve qe kerkon shumicen e cilesuar ne parlament. Zgjedhja e Avokatit te Popullit dhe garantimi i nje procesi te rregullt degjimi dhe votimi ne parlament sa i takon emerimeve ne Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte. Permiresimi i legjislacionit zgjedhor ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Garantimi i nje procesi zgjedhor ne perputhje me standartet evropiane dhe nderkombetare. Realizimi i hapave thelbesor ne reformen e administrates publike perfshire amendamente per sherbimin civil dhe forcimin e DAP me synim rritjen e profesionalizmit depolitizimin transparencen dhe emerimin mbi bazen e meritave. Forcimi i shtetit ligjor permes adoptimit dhe implementimit te nje reforme strategjike ne drejtesi duke garantuar pavaresine eficencen dhe pergjegjesine e institucioneve te drejtesise. Implementimi nga qeveria ne menyre efektive i strategjise anti-korrupsion duke hequr pengesat ndaj hetimeve ne vecanti ndaj gjyqtareve minstrave dhe pjesetareve te parlamentit. Te deshmohen arritje te forta ne hetimin ndjekjen dhe ndeshkimin e rasteve te korrupsionit te te gjitha niveleve. Forcimi i luftes ndaj krimit te organizuar bazuar ne nje proces te imtesishem hetimor qe rrit bashkepunimin rajonal apo me partneret e BE dhe njesite ligjzbatuese. Kerkohen arritje konkrete ne kete fushe. Pergatitja miratimi dhe implementimi i nje strategjie kombetare dhe plani veprimi ne lidhje me te drejtat e prones duke u konsultuar me grupet e interesit dhe duke marre ne konsiderate vendimin e gjykates nderkombetare. Kjo strategji duhet te mbuloje proceset e kthimit kompensimit dhe legalizimit. Ndermarrja e hapave konkrete per te permiresuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut vecanerisht grave femijeve dhe romeve dhe zbatimi efektiv i politikave anti-diskriminim. Te merren masa te ndryshme qe permiresojne menyren e trajtimit ne stacionet policore dhomat e paraburgimit dhe burgje. Forcimi i ndjekjes se rasteve gjyqesore te keqtrajtimit dhe zbatimi i rekomandimeve te Avokatit te Popullit ne kete fushe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›