Shtyhet afati i nënshkrimit të kontratës për privatizimin e PTK-së

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, sot pasi ka analizuar rrjedhën aktuale të projektit dhe hapat që do të ndërmerren në vijim në lidhje me privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së, kanë vendosur shtyrjen për më vonë të nënshkrimi të kontratës.
“Siç është njoftuar opinioni publik më herët, sot ka qenë data e paraparë për nënshkrim të marrëveshjes për privatizimin e PTK-së. Megjithatë,me kërkesë të konsorciumit të kompanive të shpallura ekonomikisht më të favorshme për privatizimin e PTK-së nënshkrimi i kontratës shtyhet për më së voni, datën 30 shtator 2013”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Zhvillimit Ekonomi.
Ky vendim i KQP-së, vlen me kushtin që konsorciumi i përzgjedhur të prezantoj garancitë dhe kushtet tjera të kërkuara me dokumentet e transaksionit.
KQP e njofton opinionin publik se shtyrja ka ardhur si rezultat i refuzimit nga ana e KQP-së të kërkesave shtesë të këtij konsorciumi në lidhje me procesin e privatizimit,e të cilat nuk kanë qenë pjesë e pakos tenderuese./Indeksonline/