Vjen në Maqedoni vëllai i presidentit Barak Obama

Asociacioni ndërkombëtar “Klubi balkanik i paqes” e cila është e regjistruar në Maqedoni dhe të cilën e drejton Osman Vatresh, para disa ditësh ka vendosur që Çmimin e dytë për paqe t’ia ndajë Fondacionit Barak Obama Husein, i cili është babai i presidentit amerikan, Barak Obama.
Për këtë arsye në Shkup do të udhëtojë Malik Obama, vëllai i njeriut të parë të SHBA-ve.
Vëllai i Obamës fillimisht do të vijë në Maqedoni, kurse pastaj do të udhëtojë në një turne nëpër ballkan.
Çmimi i Malik Obamës do t’i ndahet të enjten në hotelin “Aleksandar Palace” në orën 16:00. /Indeksonline/