Shtyhet aktgjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendimi më 20 korrik

Shpallja e vendimit përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.
Lajmi është konfirmuar për RTK nga Luka Mishetiq avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka pohuar saktësinë e raportimeve mediatike mbi këtë shtyrje.
“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq, duke iu përgjigjur interesimit të RTK-së nëse vendimi është shtyrë për datën 20 korrik.
Fillimisht, aktgjykimi ishte planifikuar të shpallej më 19 maj, në përputhje me afatet procedurale. Megjithatë, sipas rregullores së gjykatës, trupi gjykues disponon një afat prej 90 ditësh për shpalljen e vendimit, me mundësi shtyrjeje deri në 60 ditë shtesë.
Rasti në fjalë konsiderohet ndër proceset më të rëndësishme gjyqësore në Hagë dhe përfundimi i tij pritet me interes të lartë publik.
/rtsh.al/