E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon shtresa e dytë asfaltike në hyrje të Shkodrës, Rama: Investim që përmirëson qarkullimin dhe rrit sigurinë

Segmenti rrugor nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut po përfundon me shtresën e dytë asfaltike, një investim që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të rrisë sigurinë për qytetarët dhe vizitorët e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri, duke ndarë progresin e punimeve.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e punës nga Harku i Bërdicës deri në Urën e Bahçallekut, ku po përfundon shtresa e dytë asfaltike në këtë segment të rëndësishëm në hyrje të Shkodrës, një investim që përmirëson ndjeshëm qarkullimin dhe rrit sigurinë për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›