E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi ndaj Aldo Bares

Shtyhet gjyqi në ngarkim të ish-kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Vetë Bare ka qenë i pranishëm në fillim të seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por më pas është larguar pasi nuk ndjehej mirë. Më pas seanca u zhvillua pa praninë e tij. Avokati i Aldo Bares, Vladimir Meçi, ka kërkuar pushimin e çështjes. Ai u shpreh para togave te zeza se hetimet e kryera nga prokuroria janë jashtë afateve. "Aktet janë të pavlefshme prandaj kërkoj pushimin e gjykimit", tha avokati.
Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen e seancës.
Pas seancës, Vladimir Meçe, avokati i Bares ka deklaruar se nuk është normale që ai të mbahet aq gjatë në izolim. Sipas tij, kanë qenë kushtet e këqija në izolim që kanë sëmurur Aldo Baren.
Aldo Bare, akuzohet për vrasje me paramendim, mbajtje të armëve luftarake, shkatërrim të pronës me zjarr dhe krijim të Organizatës kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›