Bagdad: Të paktën 18 të vrarë dhe 80 të plagosur nga një sulm vetëvrasës
Autoritetet irakiane thonë se të paktën 18 veta u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën nga një sulm vetëvrasës kundër një laboratori të policisë në Bagdatin qëndror.Policia thotë se bomba shpërtheu sot, duke shkaktuar dëme të mëdha në zyrën kriminalistike të qeverisë në lagjen Karrada të Bagdatit.Zyrtarët thanë se shumë prej viktimave ka të ngjarë të jenë oficerë policie.