Shtyhet gjyqi per Banden e Durresit

Mungesa e avokatëve ka bërë që të shtyhet në Gjykatën e Krimeve të Renda gjyqi ndaj anëtarëve të Bandës së Durrësit. Në seancën e sotme mungonin dy avokatët mbrojtjës të të pandehurit Indrit Dokles.
Në seancën e sotme pritej që mbrojtja të paraqeste konkluzionet e saj për çështjen ndërsa kishte kërkuar më herët që gjykata t`i linte një kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tyre, pasi çështja është komplekse dhe mjaft voluminoze.
Në mes të muajit tetor Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi katër burgime të përjetshme dhe 265 vite burg për 16 të pandehurit që formojnë të ashtuquajturat bandat e Durrësit, të kryesuara nga Lulzim Berisha dhe Indrit Dokle, të cilët akuzohen për një mori ngjarjesh kriminale nga viti 1998 deri në vitin 2006, kohë në të cilën janë arrestuar. Procesi i stërzgjatur gjyqësor ka nisur në muajin korrik të vitit 2007 dhe deri ditën e djeshme janë zhvilluar më shumë se 200 seanca gjyqësore. Në seancën e djeshme gjyqësore, prokurorët Anton Martini dhe Behar Dibra kanë lexuar konkluzionet përfundimtare të përbëra prej 286 faqesh. Seanca nisi në orën 09:00 dhe përfundoi më 15:30, dhe përgjatë kësaj kohe akuza listoi me radhë të gjitha akuzat ndaj 16 të pandehurve.
Prokuroria tha se një rol të çmuar ka dhënë në këtë proces bashkëpunëtori i drejtësisë, Dritan (Adriatik) Coli me të cilin Prokuroria për Krime të Rënda që në fillim të hetimeve paraprake ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në muajin mars të vitit 2004. “Ky i pandehur i ka qëndruar plotësisht pikave të marrëveshjes së bërë me ne dhe siç u konstatua, ka dhënë një kontribut të vlefshëm duke bërë deklarime të plota pa asnjë rezerve ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat, duke shërbyer si provë e rëndësishme për hetimin dhe gjykimin e të pandehurve të këtij procesi”, - tha prokuroria Anton Martini, sipas së cilit deklarimet e Colit, por edhe provat e tjera kanë shërbyer për zbardhjen e ngjarjeve kriminale në Durrës, ku dhjetëra persona janë vrarë si pasojë e konflikteve midis bandave. Akuza tha se masa e lartë e dënimit ka të bëjë edhe me rrezikshmërinë shumë të lartë shoqërore që paraqesin veprat penale që kanë konsumuar të pandehur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vlorë, 1 i vrarë, 3 të plagosur
Një ngjarje e rëndë që përfundoi me një person të vrarë dhe tre të plagosur ndodhi në mbrëmjen e së dielës, në lagjen "Isa Boletini" të Vlorës.
Sekuestrohet 1 kilogramë drogë
Një operacion policor i koduar me emrin “Tris” ka çuar në arrestimin e dy të rinjve nga Shkodra si dhe bllokimin e 1 kilogrami lëndë narkoktike të dyshuar si kokainë dhe heroinë. Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
Krimi brenda familjes është rikthyer në mënyrën më të shëmtuar mesditën e sotme, me një bashkëshort që vrau me thikë gruan e tij në Tiranë, në praninë e vajzës 2-vjeçare. 7 arrestime për kontrabandë
Tre doganierë dhe katër shtetas të tjerë janë arrestuar mëngjesin e së dielës në Durrës, në kuadrin e një operacioni anti-kontrabantë të quajtur “Siguria”.
Vlorë, sekuestrohen 17 makineri
Policia e Vlorës bllokoi sot një lokal që ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit pa lejen e organeve tatimore, duke sekuestruar 17 makineri elektronike.
Lajmet kryesore
Greqi, polikanët pakt historik për vendin
Qeveri koalicioni deri në zgjedhje
Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh