Barcelona ndalet nga Athletic Bilbao

Barcelona nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 në fushën e vështirë të Athletic Bilbaos duke e parë Real Madridin tashmë 3 pikë të shkëputur në krye të renditjes.
Herrera kalon në avantazh vendasit në minutën e 20, por vetëm 4 minuta më pas barazon me kokë Cesc Fabregas.
Ndeshja ka pasur një ritëm shumë të lartë dhe rastet për gol nga të dyja palët nuk kanë munguar.
Në minutën e 80, një autogol i Pique kaloi sërish në avantazh Bilbaon, por ishte Messi që i dha një pikë katalanasve falë golit të tij në minutën e fundit të ndeshjes që u zhvillua nën një shi të dendur.
Real Madrid “shkatërron” Osasunën
Real Madrid ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Osasunës në ndeshjen e javës së 12 të Ligës BBVA, të zhvilluar në orën 12.00 të ditës së dielë.
Tre gola Cristiano Ronaldo, 2 gola Karim Benzema dhe golat e Gonzalo Higuain dhe Pepe i dhanë trepikëshin e radhës madrilenëve duke i siguruar vendin e parë edhe për këtë javë, pavarësisht rezultateve të tjera.
Angel Di Maria dha tre pasime për gol para se të linte fushën për shkak të një dëmtimi.
Gjithashtu, debutoi për herë të parë në këtë sezon me fanellën e Real Madrid edhe Nuri Sahin, mesfushori turk i ardhur nga Borussia Dortmund.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Seria A, Lazio dhe Udinese në krye
Shtyrja e supersfidës së javës në Serinë A, Napoli-Juventus, për shkak të motit të keq ka bërë që vëmendja të përqendrohet tek Lazio dhe Udinese, skuadra të cilat me fitoret respektive të dielën kanë kaluar në krye të renditjes. Superliga, Tirana-Skënderbeu mbyllet në “paqe”
Ka përfunduar në barazim 0-0 supersfida e javës së tetë të Superligës mes Tiranës dhe Skëndërbeut. Moti i keq shtyn Napoli - Juventus
Është shtyrë për shkak të motit të keq kryesfida e kësaj jave në kampionatin italian, Napoli – Juventus, bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA. Real Madrid “shkatërron” Osasunën
Real Madrid ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Osasunës në ndeshjen e javës së 12 të Ligës BBVA, të zhvilluar në orën 12.00 të ditës së dielë. Seria A, Roma rigjen fitoren
Pas dy humbjeve radhazi, Roma e Luis Enrikes është rikthyer te fitorja.
Lajmet kryesore
Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Nuk regjistrohen incidente të rënda
Pakt për qeveri të re
Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh