Berisha në Fier: Arsimi, leva e Arkimedit drejt zhvillimit

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Fierit. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë ka ripërsëritur se arsimimi mbetet “Leva e Arkimedit” për të vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara.
Ai ka shtuar ka theksuar se ndërtimi i kësaj shkolle ka një vlerë investimi prej rreth 178 milion lekë të reja dhe i shtohet zinxhirit të shkollave dhe kopshteve të ndërtuara gjatë këtyre viteve në mbarë vendin.
Kryeministri tha se kjo shkollë është pajisur me klasa dhe laboratorë të standarteve europiane dhe do t`ju shërbej 1200 nxënësve të qytetit të Fierit.
Duke u ndalur tek investimet që qeveria ka bërë gjatë këtyre viteve në Fier, kryeministri theksoi se në këto vite janë 54 objekte shkollore në këtë qark ndërsa shtoi se arsimi mbetet prioritet i qeverisë.