Shtyhet mbledhja ne OKB per Kosoven

Refuzimi qe Prishtina i beri planit gjashte pikesh te propozuar nga Ban Ki Mun, ka cuar ne shtyrjen e mbledhjes se Keshillit te Sigurimit per Kosoven, te paracaktuar te mbahej te marten ne Nju Jork. Seanca eshte lene per diten e premte.
Keshilli duhet te debatonte mbi raportin e sekretarit te pergjithshem te OKB-se Ban Ki Mun per situaten ne Kosove, perfshire ketu dhe rikonfigurimin e pranise civile nderkombetare dhe zhvendosjen e EULEX-it.
Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic njoftoi me pare se Serbia do te mbeshtese raportin vetem nese dokumenti eshte ne nje linje me kushtet e saj per zhvendosjen e misionit te Bashkimit Evropian.
Beogradi kerkon qe EULEX-i te shkoje ne Kosove si mision me status-neutral, qe nuk implementon planin e Marti Ahtisarit.
Kjo, sipas shefit te diplomacise serbe, do te kishte per efekt “varrosjen” e planit te diplomatit finlandez per pavaresine e Kosoves.