E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, Prishtina: Spranojme pikat e Beogradit

Bisedimet mes Kosoves dhe Serbise per shtrirjen e misionit EULEX ne te gjithe territorin e Kosoves kane shkaktuar tensione ne politiken e Prishtines.

Autoritetet me te larta ne Kosove thane se nuk do t’i pranojne pikat e propozuara nga Beogradi, duke kundershtuar edhe qendrimin e sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara.

“Jemi per dialog dhe per t’i kontribuar shtrirjes sa me shpejt te EULEX duke zbatuar projektin e Ahtisarit dhe duke respektuar ligjet dhe Kushtetuten e Kosoves. Institucionet e Republikes se Kosoves konstatojne se pikat e dokumentit nuk jane te pranueshem”, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu.

Ndersa kryeministri Thaci tha se Prishtina nuk po ben nje bllokade, por kerkon nje perspektive tjeter per planin e EULEX. “Nuk eshte nje situate qe mund te trajtohet si bllokade. Ne duam te kemi marreveshje edhe me Serbine. Prishtina nuk ve kushte, por duhen pergjegjesi te reja”, ka pohuar Thaci.

Perfundimisht mund te thuhet se negociatat e sotme jane mbyllur pa zgjidhje. Prishtina i ka refuzuar propozimet e Beogradit. Jane analizuar 6 pikat, por pala shqiptare ka arritur ne perfundimin se ato bien ndesh me Kushtetuten dhe ligjet dhe veshtiresojne punen ne terren.

Kryeministri Thaci tha se Prishtina ka paraqitur opsionet e saj per te gjetur nje zgjidhje, por nuk saktesoi se cilat jane ato. Presioni eshte shume i madh, pasi kerkohen serish bisedime me Beogradin.

Per misionin EULEX kerkohet miratimi i Beogradit dhe kjo cilesohet nje fyerje per Prishtinen. Sic tha dhe zyrtari i BE, Stefan Lehne, mund te kete edhe nje shtyrje tjeter te misionit EULEX.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›