E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet per ne 1800 seanca e Kuvendit Rama do te prezantoje programin qeverises

Është shtyrë për pasditen e sotme seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë e cila ishte parashikuar paraditen e sotme në orën 11.00, në të cilën do të prezantohet programi qeverisës i kryeministrit Rama. Lajmi është publikuar në faqen online të Kuvendit.
“Në konsultim me kryetarët e Grupeve Parlamentare u konkludua që seanca plenare e caktuar për në orën 11:00, do të zhvillohet në orën 18:00, ku do të prezantohet programi i qeverisë për periudhën 2013-2017 nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama”- thuhet në njoftim.
Mësohet se kryeparlamentari Ilir Meta pati paradite takim me kryetarët e tre grupeve parlamentare, atë të PS-së, Gramoz Ruçi, të PD-së, Edi Paloka dhe të LSI, Petrit Vasili.
Sipas kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi mbledhja e Kuvendit u shty për në orën 18:00 për t'i dhënë më shumë kohë opozitës që të njihet me programin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›