E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Është shtyrë për në datën 27 tetor seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e parashikuar të zhvillohej sot.

Shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatëve të Veliajt, të cilët vijojnë bojkotin në shenjë kundërshtimi ndaj rregullave të përcaktuara nga Kuvendi.

Gjatë seancës, prokurori ka deklaruar se avokatët po kryejnë shkelje dhe ka kërkuar marrjen e masave ndaj tyre. Si rezultat, avokatët janë gjobitur me 100 mijë lekë.

Erion Veliaj ndodhet në burg prej shkurtit 2025.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›