E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet per pasdite seanca plenare

Shtyhet për në orën 18:00 të ditës së mërkurë seanca plenare ku do të prezantohet programi i Qeverisë nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama.

Përmes një njoftimi për mediat, Zyra e Shtypit e Kuvendit bëri me dije shtyrjen e seancës, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në orën 11:00. Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta zhvilloi një takim me krerët e grupeve Parlamentare Gramoz Ruçin, Edi Palokën dhe Petrit Vasilin. Burime pranë Kuvendit sqarojnë se takimi ishte konstruktiv dhe se palët kanë rënë dakord që opozitës t'i jepet koha e duhur për të shqyrtuar dhe diskutuar programin qeverisës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›