Shtyhet premiera e “Avatar 2”

Regjisori i filmit, James Cameron, ka vendosur që të shtyjë premierën e filmit për vitin 2015.
Sipas mediave amerikane, premiera e pjesës së dytë të filmit “Avatar”, e cila fillimisht ishte paralajmëruar për fundin e viti 2014, tani është shtyrë për një vit.
Arsye për këtë shtyrje është vendimi i regjisorit amerikan për blerjen e një prone në Zelandën e Re, në të cilën mendon të xhirojë një pjesë të filmit.
Veç kësaj, Cameron dëshiron që paraprakisht të jetojë për disa muaj në të para se të fillojë me xhirime, me qëllim që, siç tha, “të thithë” atmosferën e atij vendi përrallor – cili, sipas fjalëve të Cameron ngjason në Pandorën, gjegjësisht në planetin e popullit Navi.
Ndryshe, Cameron planifikon edhe xhirimin e pjesës së tretë të filmit për krijesat e kaltra.
Premiera e pjesë së tretë është paraparë për fundin e vitit 2016.