Kreu i Galerisë Korçë, Çani: Do të pasuroj jetën kulturore
Pas pezullimit të drejtorit të Qëndrën Kulturore “Vangjush Mio” në Korçë, si pasojë e zhdukjes së 55 pikturave ka nisur zyrtarisht detyrën drejtori i komanduar, Grigor Çani.
Në një intervistë për Ora News, Çani ka bërë të ditur se ka pranuar propozimin e ardhur nga kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi, për të marrë drejtimin e këtij institucioni për vetë rëndësinë që ka ai dhe për ecurinë e mëtejshme të projekteve të shumta artistike.
Sot ai ka nisur zyrtarisht punen si Drejtor i Qendres Kulturore ne Korce, i cili zëvendëson në këtë pozicion Vladimir Topin, i pezulluar me urdhër të Prokurorisë së Korçës, pasi është në ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” si dhe në gjendje të arrestit shtëpiak.
Aktualisht kjo galeri është nën sekuestro nga organi i akuzës. Grupi hetimor posedon gjithë arkivin e kësaj galerie, ndërsa nuk dihet se kur galeria do të vihet në dispozicion të institucionit. Drejtori Çani ka marë në dorëzim dokumentacionin, por jo galerinë e cila tashmë është në duart e organeve kopetente.
Skandali i zhdukjes së 55 punimeve nga Galeria e Artit në Korçë, 27 prej të cilave piktura të mjeshtrit Vangjush Mio, është bërë publik gjatë muajit korrik.