E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtyhet seanca paraprake për Memollën/ Zbardhet shkaku

Seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla është shtyrë.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se shkak për shtyrjen u bë mungesa e prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj.

Memolla nuk u paraqit sot në SPAK, por u përfaqësua nga avokati i tij. Mbi të rëndon akuza e korrupsionit në zgjedhje, pas publikimit të një audio, ku Memolla i kërkonte një elektricisti të mos ndërpriste energjinë në një familje, në këmbim të votave.

Ngjarja u regjistrua në muajin mars të këtij viti, 2 muaj para zgjedhjeve vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›