E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Babale”

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dosjen “Babale” ndaj Ervin Salianjit.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të deputetit Ervin Salianji. Deputeti ka dorëzuar një raport për shkak të problemeve shëndetësore.

Seanca e radhës do të mbahet me 8 maj.

Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Por këtë dënim ai e konsideron politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›