Shtyhet veprimtaria e Komisionit Hetimor të Sterilizimit deri më 14 nëntor

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë miratoi kërkesën bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni deri më datë 14 nëntor 2024.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, fillimisht u prezantua nga ministri i Financave, Petrit Malaj, pr/buxheti i vitit 2025.
Konferenca e Kryetarëve, po ashtu shqyrtoi dhe miratoi projektkalendarin e veçantë për shqyrtimin e Projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025” dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 4 nëntor – 22 nëntor 2024.
Seancat plenare do të zhvillohen në datat 7 dhe 14 nëntor 2024.
Konferenca e Kryetarëve në fund miratoi edhe kërkesën e bashkëkryetarëve të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni deri më datë 14 nëntor 2024.
/r.e/