Shtyhet votimi per KQZ-ne

Mazhoranca është tërhequr nga votimi gjatë seancës së sotme të aktit të
zëvendësimit të anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve.
Pas miratimit te nje dite me pare ne Komisionin e Ligjeve, të enjten është mbledhur Konferenca e Kryetareve për ta përfshirë në rendin e ditës së kësaj seance. Kjo ka vonuar per me shume se dy ore fillimin e punimeve te Parlamentit. Mbledhja e drejtuesve te grupeve parlamentare eshte nderprere dy here pasi eshte perfshire nga debatet per nismen me te fundit te mazhorances per KQZ. Kuvendi njoftoi zyrtarisht pas mbledhjes se me konsensus edhe te kreut te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, zevendesimi i anetarit te KQZ-se eshte shtyre per diten e hene. Por te kontaktuar nga Top Channel, perfaqesuesit e Partise Socialiste ne Konferencen e Kryetareve mohuan te kene dhene konsensus per perfshirjen e kesaj pike ne rendin e dites ne seancen e se henes. Ata thane se kryetari i Grupit Socialist Gramoz Ruci kundershtoi si te paligjshem perfshirjen ne seancen e sotme per shkak se ai bie ndesh me ligjin qe ne procedure, pasi nuk i permbahet kriterit per plotesimin e 48 oreve nga miratimi ne Komisionin e Ligjeve. Por kjo nuk do te thote, sqaruan socialistet, se jane dakort per votimin e ketij akti diten e hene pasi sipas tyre, zevendësimi i anetarit te KQZ-se eshte shkelje e rende e ligjit. Por me shume sesa kundershtimi i socialisteve, shtyrja e miratimit te ketij propozimi duket se ka te tjera shkaqe. Gjate zhvillimit te Konferences se Kryetareve qarkullonin zera se demokratet hezituan ta hedhin sot per votim pasi nuk plotesonin votat ne Kuvend dhe se kishin nisur negociata me deputetet e larguar te PS. Por kjo hipoteze ra me vone, kur deputetet e PDIU-se konfirmuan voten pro per zevendesimin e anetarit te KQZ-se. Kjo le ne fuqi nje tjeter shkak te shtyrjes se votimit, ate te presionit nderkombetar per te mos destabilizuar situaten politike parazgjedhore me akte te tilla. BE, ekspertë për zgjedhjet në Tiranë Përpjekjet e nisura nga maxhoranca në Komisionin e Ligjeve, për të liruar nga detyra anëtarin e LSI-së në KQZ Ilirjan Muho ka alarmuar faktorin ndërkombëtar në Tiranë. Top Channel, nga burime diplomatike ka mësuar se misioni BE-së në Tiranë ka thirrur një ekspert ndërkombëtar për çështjet ligjore, që lidhen me zgjedhjet. Ai është Nikolai Vulcanov, një emër i njohur në fushën e legjislacionit zgjedhor, ish-drejtues i disa misioneve të ODIHR-it në vëzhgimin e zgjedhjeve në disa vënde. Po të njëjtat burime pohojnë se Vulcanov është kërkuar të vijë në Tiranë, për të dhënë ekspertizën e tij në lidhje me zhvillimet që lidhen me KQZ-në. Delegacioni BE-së nuk është ngutur të japë opinionin e tij për këtë çështje kaq të nxehtë, por paraprakisht ka kërkuar të ketë opinionin e specializuar të Vulcanov. Vulcanov aktualisht punon si ekspert për komisionin e Venecias. Kur në Shqipëri ishte duke u diskutuar projekti i Kodit të ri Zgjedhor, Konsulenti i Komisionit të Venecias, Nikolai Vulcanov, deklaroi se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk duhet të jenë të emëruar të partive politike, por administratorë të ligjit në procesin zgjedhor. Pritet me interes të mësohet se cili do të jetë opinion i tij për këtë çështje që duket se do të jetë edhe baza e një deklarate të pritëshme nga misioni BE-së në Tiranë.