Fier premiera ne teatrin Bylis
Fier, premiere e suksesshme në teatrin bylis, "Shshshtt ule zërin" bashkëpunim i shkëlqyer mes autorëve të medhenj.
Premiera e "Shshhsht ule zërin " mori aprovimin absolut të publikut të zgjedhur.
Një vepër që premton të renditet ndër më të mirat e dramaturgjisë shqiptare.
Rezultati I bashkepunimit të më të mirëve të skenës, aktorë , skenaristë , regjisorë. Historia personale e një diplomati që nuk di të luajë ndyrë dhe në fund humb betejën me zëvendësin e tij ka prekur publikun.
Pellumb kulla duket se po rrëfen një histori personale që ndeshet rëndom në të gjithë shoqerinë shqiptare.
Mesazhi i veprës i "bërtet" të gjithëve se ndershmëria nuk është demode.
Publiku fierak pritet ta ndjekë me interes përgjatë ditëve në vazhdim por autoret premtojnë shfaqje edhe në qytete të tjera. Vepra ishte bashkëpunimi i parë mes atyre që dikur ishin shokë klase , Pëllumb Kulla dhe Leka Bungo.