Shtypet protesta anti-qeveritare në Bjellorusi

Policia e Bjellorusisë, ka arrestuar mbi dhjetë persona gjatë një proteste anti-qeveritare në Minsk. Sipas mediave ndërkombëtare disa qindra persona ishin mbledhur në rrugë për të marrë pjesë në demonstratë por janë përleshur me policinë e cila u përpoq të shpërndante turmën.
Grupi për të drejtat e njeriut, Vesna, ka thënë se policia ka arrestuar më shumë se 100 persona. Ndërsa Asociated Pres raporton se policia e ka përdorur dhunën kundër protestuesve.
Zemërimi publik ka vazhduar të rritet kundër qeverisë së Bjellorusië e cila po kalon periudhën më të rëndë të krizës ekonomike që prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.