Kriza, qeveria italiane miraton paketën e kursimeve

Edhe qeveria italiane po i hap rrugën një pakete të re kursimesh. Për të mos rënë në krizën e thellë të borxheve, Italia po përgatitet të kursejë deri në vitin 2014 rreth 40 miliardë euro.
Sipas mediave italiane detajet e kësaj pakete kursimesh do të bëhen të ditura nga kabineti qeveritar italian gjatë konsultimeve të sotme .
Qeveria e kryeministrit, Silvio Berluskoni do të kursejë në sistemin shëndetësor, si edhe tek rrogat e politikanëve dhe në administratën publike.
Ndërkohë opozita e majtë e kritikon Berluskonin, se paketa e kursimeve është "sa për të hedhur hi syve", për shkak se një pjesë e madhe e masave të kursimit do të hyjnë në fuqi në fund të legjislaturës së Berlusconit.