Shtypi grek: Berisha denoncon Athinën, dënon sulmet mbi Kishën
Deklaratat e kryeministrit shqiptar në detyrë Sali Berisha lidhur me ngjarjet në Kishën e Përmetit janë pasqyruar gjerësisht në shtypin grek.
Gazetat kryesore greke, si “Protothema”, “Ta nea”, “To vima”, “Kathimerini”, “Ethnos”, “Efimerida” si dhe agjenci të shumta lajmesh kanë cituar deklaratat e Berishës me tituj të tillë:
“Berisha e konsideron të gabuar qasjen greke për Përmetin, por thotë se duhet gjetur një zgjidhje e pranueshme reciprokisht”,
“Berisha denoncoi Athinën për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”,
“Sali Berisha: Deklaratë e paranueshme e autoriteteve greke”,
“Qasja sfiduese për çështjen e ngjarjeve në Kishën e Shën Marisë nga Sali Berisha”,
"Berisha: Ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”,
“Ministria e Jashtme Shqiptare fajëson priftërinjtë dhe besimtarët në Përmet, ndërhyn Berisha”, etj
Në shkrimet përmendet së pari deklarata ku Berisha i quan të papranueshme, të palejueshme deklaratat e autoriteteve greke dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, por nuk mbetet pa përmendur edhe fakti që kryeministri i dënoi aktet e trajtimit të Kishës dhe besimtarëve, duke u shprehur se ato të kujtojnë skenat e ndërhyrjeve brutale të komunizmit kundër institucioneve fetare dhe kur shtoi se ky "është një sulm i rëndë për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët".
Gazetat theksojnë gjithashtu që Sali Berisha kritikoi gjithashtu veprimet e disa priftërinjve dhe besimtarëve në Përmet dhe kërkoi përpjekje për dialog mes autoriteteve komunale dhe fetare. Përmendet deklarata e tij, se duhet të gjendet një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për konfliktin në fjalë.
Gazetat citojnë edhe deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, që sipas tyre, bëri përgjegjës priftërinjtë dhe besimtarët, të cilën gazeta “Protothema” e quan një përgjigje provokative.
Shtypi grek gjithë këto ditë i ka dhënë hapësirë ngjarjes së Përmetit, deklaratave zyrtare nga Athina dhe Tirana dhe Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut.
(Balkanweb)