E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi grek: Prifti dhe besimtarët dhunohen nga paramilitarët

Shtypi grek i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme ngjarjes në Përmet, ku autoritetet e Zyrës së Përmbarimit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nxorrën nga mjediset e Pallatit të Kulturës së qytetit, Klerin ortodoks, besimtarët, kryqin dhe objektet e tjera të Kishës, e cila prej kohësh kryente veprimtarinë e saj në këtë godinë. 

Gazetat më kryesore në vend, “To Vima”, “Ta Nea”, “Protothema” dhe mjaft website informative e kishin këtë lajm në faqet e tyre të para, me tituj të tillë si “Dhunë ndaj klerit dhe besimtarëve në Përmet të Shqipërisë”, “Dhunë ndaj priftit dhe pelegrinëve në Shqipëri”, “Shqiptarët hedhin poshtë këmbanat e Kishës së Përmetit” apo “Skena mizore kundër priftërinjëve në Epirin e Veriut”. 

Në këto shkrime theksohet fakti që prifti u nxor me dhunë dhe brutalitet nga mjediset që shërbenin si Kishë, prej atyre që cilësohen “grupe paramilitare” të mbështetura nga autoritetet komunale. 

Gazetat botojnë reagimin e Mitropolisë së Gjirokastrës dhe notën e protestës së Ministrisë së Jashtme greke, që denonconin dhunën në ditën e kremtimit të Shën Marisë, si të papranueshme. 

Shkrimet janë të shoqëruara me foto e video nga ngjarja e Përmetit.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›