E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi shqiptar për çështjen “Bushi”

Gazetat më të mëdha sportive në Shqipëri, por dhe gazetat e tjera shqiptare kanë trajtuar cështjen "Bushi" në faqet e tyre të para. Ja disa nga titujt.
SPORTI SHQIPTAR
"Shtypi grek kërkon arrestimin e Bushit"
Gazeta "Sportday, pavarësisht pozicionimit të simotrave greke, e ka vënë "Lokun" në 11-shen e javës.
Bushi: Më cudit fakti që midis futbollistëve që më kanë goditur është dhe Nini, i cili sic e tregojnë dhe pamjet filmike. Më ka shtyrë. Më është bërë qejfi që disa nga gazetat më të mëdha sportive më kanë dalë në krah, por gjithsesi presioni është shumë i madh, pasi bëhet fjalë për Panathinaikosin, por futbolli luhet në fushë dhe jo jashtë saj".

SPORT EKSPRES
"Loku": I "fryjne" qellimisht

"Lojtari eshte koshient qe ka vepruar gabim dhe kerkon falje, por i duket e ekzagjeruar qe ngjarja po kalon permasat sportive, aq sa Prokuroria kerkon largimin e tij nga Greqia"

PANORAMA SPORT
"Prokuroria greke kontroll Bushit".
Cështja Bushi. Shqiptari këkron falje. Më pas: Gjatë sherrit më sulmoi dhe Nini. Zv.prokurori i përgjithshëm urdhëron rishikimin e dokumentave. Lojtari: Me leje si Rivaldo.
Loku: Më sulmoi edhe Nini

METROPOL SPORT
"Shpërthen racizmi grek, Bushi thirret në prokurori"
Pas një episodi të rëndomtë të ndodhur në ndeshjen Apollon-Panathiakos, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është vënë në shënjestrën e mediave greke, por dhe të organeve të drejtësisë. Zëvendësprokurori i përgjithshëm i Greqisë ka urdhëruar që të hapet një hetim ndaj Alban Bushit dhe të shqyrtohet mundësia e dëbimit të tij nga shteti helen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›